Liqeni i Fierzës ndotet nga mbeturinat, gazetarët e Kukësit i bashkohen nismës për ta pastruar

4 Maj 2020, 18:27

Gjithçka lundron në ujërat e liqenit të Fierzës, janë këto mbeturina, ku ndotja ndodh çdo vit.

Mbeturinat vijnë nga Kosova e Maqedonia,  sa herë ka shtim të prurjeve nga dy lumenjtë Drin i Bardhë dhe Drin i Zi.

Nisur nga kjo situatë gazetarët lokalë të Kukësit ndërmorën një aksion simbolik për pastrimin e brigjeve të liqenit.

Me këtë ndërhyrje ata kërkojnë të përçojnë një mesazh për marrjen e masave konkrete nga strukturat përgjegjëse.

"Një ndërhyrje serioze e sidomos tani. Sipas vendimit të qeverisë kjo është specifikuar si pronë e KESH-it dhe do të ketë përveç energjisë, perioritet zhvillimin e turizmit. Kjo do të arrihet vetëm me investime serioze që duhen bërë  në radhë të parë nga lanfilldet, të cilat gjëkundi nuk i shohim", është shprehur njëri nga gazetarët.