Lirimi i Dokles/ Maliqi: Dalje politike! U vunë në lëvizje të gjitha hallkat, e nxorën me probleme psiqike për të arritur qëllimin

22 Janar 2020, 22:43

TIRANE- Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi, ka folur në studion e emsionit Repolitix lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërtuara në reportazhin e gazetarit Elton Qyno, që kanë sjellë lirimin e Endrit Dokles. Maliqi tha se kjo është një dalje politike për të cilën janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat.

"Shkelje ka, por unë nuk po gjykoj shkeljet. Çdo gjë e lidh me burgjet, gjyqësorin dhe kreun e KÇK. Kjo është një dalje politike. I thotë gjyqtarja ma sill nga Peqini në Fushë Krujë, burgjet a plotësojnë dëshirën, juristët e plotësojnë me sjellje shembullore, psikiatri e ka nxjerrë me probleme psiqike. Ky i burgosur flet edhe shokun, edhe me juristin dhe me psikiatrin, dhe gjyqtaren. Kjo është KÇK-ja", tha Maliqi.