Lirimi i Simsek/ Avokati apel në Report TV: Mos shkelni ligjin duke e dëbuar, i rrezikohet jeta në Turqi

9 Mars 2020, 16:20

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar turkun Selami Simsek, i dyshuar edhe si 'Gylenist', avokati i tij Elton Hyseni ka bërë apel në Report TV, se klienti i tij duhet të dërgohet në qendër të azilkërkuesve për të huaja dhe të mos deportohet pasi i rrezikohet jeta në shtetin turk. Hyseni tha se institucionet nuk janë shprehur ende dhe për këtë pritet që Simsek të vendoset në një qendër azili, deri sa Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit të marrë vendimin përfundimtar. Hyseni tha se Simsek është liruar sot nga burgu pasi ka kryer dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare dhe është në pritje të përgjigjes për azil politik.