Lirimi i zyrave, Administrativja rrëzon Metën e FRD-në, pushohet çështja! Shehu e kupton si shtyrje

23 Mars 2021, 16:15

TIRANË-Gjyqësori rrëzon 'grushtin e shtetit' që pretendoi Ilir Meta. Ditën e sotme Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës, çështje e cila u shfrytëzua nga Presidenti Ilir Meta për të hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, e cila sipas tij me këtë sjellje po bënte një 'grusht shteti'.

Gazertari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar procesverbalin e seancës.  FRD ka kërkuar të sigurohet padia për të bllokuar lirimin e zyrave. Më pas vetë, FRD është tërhequr dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës, por ishte gjyqtari Emiljano Ruli që mori vendimin për ta pushuar si çështje.  Disa orë më vonë, FRD ka çuar një tjetër padi për të shqyrtuar çështjen në themel. Një strategji për të siguruar kohë. Shkalla e parë është fituar nga Bashkia Tiranë.Në vendimin e Gjykatës Administrative thyhet se FRD ka 5 ditë kohë për ta ankimuar vendimin për lirimin e zyrave. Kjo pjesë e vendimit u shfrytëzua nga Kreu i FRD-së, Sali Shehu i cili para mediave pretendoi se 'Administrjativja' i dha të drejtë. Ai tha se kërkesa e Bashkisë është e jashtëligjshme, duke këmbëngulur se do të vijojë që të bëjë fushatën për 25 prillin, por në ambientet e kësaj selie. Shehu ka pasur një thirrje drejtuar Erion Veliajt, duke thënë se duhet të sillet si kryebashkiak dhe jo si drejtues politik i PS-së për qarkun e Tiranës.