Lirohet ish-anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle

14 Janar 2020, 15:44 | Përditesimi i fundit: 2020-01-14 17:05:13

Lirohet ish-numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle. Pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranonte kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke ia konvertuar në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht.