Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku

10 Maj 2018, 17:10 | Përditesimi: 10 Maj 2018, 20:12

Gjykata e Fierit liron ish-deputetin Mark Frroku. Frroku ishte dënuar me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Që nga momenti i ndalimit e deri sot (2015), Frrokut i kishin mbetur pa shlyer rreth 1.5 vite burg, të cilat konvertohen në shërbim prove. 

Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje. Gjykata njohu pafajësinë e Mark Frrokut për këtë akuzë.

b.ha./Shqiptarja.com