‘Lironi zyrat e FRD’/ Sali Shehu: Nuk na lejojnë të futemi brenda! Njoftimi i Bashkisë pa firmë e pa vulë

12 Mars 2021, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 12:28:53

TIRANË- Policia e Tiranës ka rrethuar zyrën e FRD-së, pas njoftimit të bërë nga Bashkia e Tiranës se kjo godinë është e amortizuar dhe duhet që të lirohen ambientet. Megjithatë, drejtuesi i kësaj force politike, Sali Shehu shprehet se nuk është njoftuar zyrtarisht, por thjesht në adresë të tyre ka mbërritur një letër pa firmë dhe pa vulë, ku thonte se duhet të lironin zyrat.