Lista e kandidatëve kryesorë për vendin e Bashës dhe Kryemadhit...a do ketë 'surpriza'

19 Shkurt 2019, 12:42

Gazeta Shqiptarja.com ka publikuar këtë të martë listën e personave që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kandiduar për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017. Me nisjen e procedurave për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar,sipas ligjit zgjedhor, vendin e deputetit e merr kandidati i radhës në listë. Në rast të refuzimit nga ana e tij, e drejta për tu futur në parlament i kalon kandidatit pasardhës, e kështu me radhë. Duke qenë se është një vendim unanim i opozitës së bashkuar për djegie mandatesh, gjasat janë që kandidatët kryesorë që vijnë në radhët e para në listat e kandidatëve, pritet të mos pranojnë mandatin. Por megjithatë, mund të ketë surpriza, qoftë edhe i fundit i listës mund të shfaq dëshirën për ta pranuar mandatin. Kujtojmë se në lista, në numrat e fundit të kandidatëve, shpesh nga partitë janë zgjedhur edhe qytetarë të thjeshtë, Ndërsa opozita ka marrë këtë vendim politik drastik, për ndonjë kandidat të mundshëm në lista, ky mund të jetë rasti i shumëpritur për tu bërë deputet.