LISTA: Nga Olesia Duka, Xhillari, të dënuar për vrasje e trafikantë që lënë qelitë për 3 muaj vetëkarantinim në shtëpi

26 Mars 2020, 15:20

Zbardhet lista e plotë e të dënuarve që do lirohen nga qelitë e burgut, si pasojë e masave të mara kundër COVID-19 në burgje. “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë eksluzivisht listën me 570 të dënuar, ku vetëm nga burgu i Reçit në Shkodër do të lirohen plot 117 të dënuar, duke u detyruar të qëndrojnë në kushte shtëpie për një periudhë 3 mujore, ashtu siç dhe parashikon akti-normativ i kryeministrit Edi Rama. Nëse ndonjëri prej 570 personave që do lirohet nga burgu, do të shihet jashtë ambjenteve të shtëpisë, menjëherë ai do arrestohet dhe kthehet në qelitë e burgut. Në total që përfitojnë lirinë janë vetëm 5 femra, ku mes të cilave është dhe Olesia Duka, super mashtruesja e dënuar nga gjykata e Apelit në Durrës me 6 vjet e 9 muaj burgim, për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” të dhjetëra biznesmenëve në Tiranë dhe Durrës.

    No videos found.