LISTA/ Shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht dhe ku iu kërkohet karantina e tamponi

17 Gusht 2020, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2020-08-17 12:43:36

TIRANË- Më qëllim për të parandaluar situatat problematike, Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar listën e shteteve qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht, ku kërkohet karantina dhe tamponi. Në këtë listë jepen në mënyrë të detajuar të gjitha informacionet që duhet të dijë çdo qytetarë shqiptarë përpara se të niset, në mënyrë që të mos krijohet një situatë kaotike, që mund të marrë më pas përmasat e ngjashme me të Kakavijë.

Kuvajt
Shteti i Kuvajtit nuk lëshon asnjë lloj vize për hyrje në Kuvajt deri në një njoftim tjetër. Shtetasit shqiptarë të cilët posedojnë leje qëndrimi kuvajtiane, mund të hyjnë në Kuvajt duke paraqitur testin PCR të bërë 72 orë para mbërritjes në Kuvajt dhe i nënshtrohen karantinës 14 ditë.

Greqi
Shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Armeni
Armenia nuk lejon hyrjen nga shtetet e tjera përveç shtetasve armenë dhe atyre me leje qëndrimi në Armeni. Shtetasit që hyjnë i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Qipro
Shqipëria hyn në kategorinë C të shteteve me rrezikshmëri të lartë të Covid, e për rrjedhojë shtetasve me pasaportë shqiptare nuk iu lejohet hyrja. Shtetasve që iu lejohet hyrja nga kjo kategori, duhet të kenë kryer testin e COVID-19 para mbërritjes, ose ta bëjnë atë sapo mbërrijnë me shpenzimet e tyre dhe të rrinë në karantimin 14 ditor.