Listat dhe beteja e 25 prillit/ Rama në komunikim me gazetarët: Shqipëria e vitit 2030, zgjedhja e parë e çdo shqiptari

9 Mars 2021, 13:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 15:04:22

Kryeministri Rama është në këtë momente në një konferencë për shtyp me mediat.

"Shqipëria, e ardhmja jonë është motoja, slogani, deviza që karakterizon më shumë përpjekjen tonë dhe orientimin e kësaj përpjekjeje. Në ditët në vijim do të vijojmë me shpalosjen e programit tonë, që ka në thelb një ambicie të madhe për Shqip[ërinë: Shqipëria e vityit 2030 do të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe jo emigracioni. Natyrisht është e bukur dhe e lehtë ta thuash, është shumë më e vështirë ta bësh por ne i kemi të gjitha mundësitë që ta realizojmë këtë ambicie hap pas hapi", tha Rama në hyrje të fjalës së tij, duke nënvizuar që Shqipëria e kësaj dekade do ta kapërcejë këtë fazë që është karakterizuar nga emigracioni.