Listat e hapura, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të hënën në orën 18:00

12 Shtator 2020, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2020-09-12 13:30:39

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë (14 shtator) në orën 18:00.

Është përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri që ka thërritur palët të ulen sërish në tryezën e këshillit për të biseduar mbi çështjet e lëna pezull për reformën zgjedhore.