Listat në zgjedhjet 2021/ Shehi: Kemi marrëveshje me Bashën, preferojmë listën e PD-në

2 Dhjetor 2020, 13:29

Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ish-deputeti, Dashamir Shehi, është shprehur se ccështja e mënyrës se ma sa lista do të shkojë opozita në zgjedhjet e viti 2021 nuk është e rëndësishme.

Sipas tij e rëndësishme është fakti që e gjithë opozita ka një marrëveshje për rrëzimin e z. Rama.

"Unë do të preferoja të shkonim me PD. LSI ka një target personazhesh të vetat, vota të vetat që janë të majta. Këtu po lufton edhe LSI. Territori im dhe i ynë është e djathta tradicionale. PD në përgjithësi ka qenë një parti e qendrës së djathtë. Dhe mirë ka bërë se një parti e madhe sot tenton të shkojë drejt qendrës.

Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë. Amalgama që e mban lidhur këtë opozitë është raporti me qeverisjen e Rilindjes, që po na lë edhe jashtë Evropës.  Kjo është ajo që na lidh. Vetë do të preferoja të ishim në krahun e djathtë.

Çështja e listave është një temë që ne e kemi mbyllur. Kemi bërë një marrëveshje që kur kemi dalë nga parlamenti.  Pikërisht për orientimet ideologjike. Një listë mund të jetë e qendrës së majtë, tjetra tenton më shumë djathtas. Ne nuk merremi më me çështje listash.

LSI është parti e madhe, e dyta pas PD-së. Ka targetin e vet. Unë do të shpresoja që të rriteshin, sidomos majtas sepse do të reformonin edhe pjesën  majtas", tha ndër të tjera Dashamir Shehi.

Kategori të tjera