Listat, Peza: SHBA e tha qartë, parlamenti në të drejtën e vet për t'i votuar! Këshilli politik të vazhdojë përtej 30 korrikut

29 Korrik 2020, 14:25

Alfred Peza thotë se Ambasada Amerikane u shpreh qartë sot duke deklaruar se maxhoranca dhe opozita parlamentare janë në të drejtën e tyre për të votuar nesër në Kuvend, më 30 korrrik, ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë për 'Report TV, sekretari për marrëdhëniet me median në Partinë Socialiste, thotë se nuk ka asnjë pengesë për t'i votuar këto ndryshime në parlament, ndërkohë që specifikon faktin që këshilli politik duhet të vazhdojë punën edhe përtej kësaj date, për të specifikuar modalitetet e kodit të ri zgjedhor.