Lita e nis seancën me ankesa: Për herë të dytë mu shty interpelanca

5 Nëntor 2020, 12:52

Deputeti Korab Lita e ka nisur seancën me ankesa duke thënë se i është mohuar interpelanca për herë të dytë.

"Para ca muajsh kam kërkuar interpelancë dhe mu shty. Për herë të dytë më bëhet kjo. Nëse unë si deputet nuk kam të drejtë për interpelancë ma thoni ska asnjë problem", tha ai.

Por nga ana tjetër Ruçi i ka thënë se do të shqyrtohet kërkesa e tij, pasi është bërë të hënën. 

"Interpelanca jote është kërkuar ditën e hënë. Mos ki merak se do të kthejmë përgjigje brenda afateve"