'Lituania ishte dy herë me mirë se ne', Reja pas humbjes së Kombëtares! Gjimshiti: Nuk e prisja të ishim kaq keq

8 Shtator 2020, 11:40

Prej katër vitesh nuk fitonte asnjë ndeshje të vlefshme për eliminatoret, por thatësirës Lituanina i ka dhënë fund të hënën në ‘Air Albania’, duke mposhtur 0-1 kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë e Edy Reja-s kanë bërë një paraqitje mjaft zhgënjyese, duke humbur në shtëpi me kundërshtarin më të lehtë në letër në grupin e Ligës së Kombeve.