LIVE - Dhjetra viktima dhe persona nën rrënoja! Tjetër tërmet 5.3 ballë në Shqipëri, vijojnë operacionet e kërkimit

27 Nëntor 2019, 18:18

TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka zyrtarizuar emrat e 28 nga 32 viktimat që janë regjistruar nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë. 15 nga viktimat janë shënuar në Thumanë, ndërsa 13 në Durrës dhe një në Lezhë. E ndërsa ministria ka publikuar emrat e vetëm 28 viktimave, numri ka arritur në 32 dhe për fat të keq pritet që të rritet në orët në vijim, pasi ende 20 janë nën rrënoja në Thumanë dhe në Durrës, teksa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë operacionit, të ndihmuar edhe nga partnerët.