TIRANE- Kryeministri Edi Rama prej orës 11:00 po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët për të folur për krizën politike, ekonominë, por edhe objektivat. Ndërkohë, Presidenca ditën e sotme në orën 12:00 ka njoftuar një konferencë për mediat. Deklarata pritet që të lidhet me letrën që Presidenti i dërgoi kreut të qeverisë Edi Rama, zv/kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis, por ky i fundit e mohoi duke e cilësuar 'fake news' dhe kërkoi që të informohet kreu i shtetit. Në një reagim për shqiptarja.com ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë parashikim të tillë.
LIVE -Kryeministri Rama bashkëbisedim me gazetarët nga salla e hartave
No videos found.