Live nga spitali i Shkodrës/ Drejtori Dajti:’Nuk ka ndërprerje emergjence’

17 Prill 2020, 18:53

Shkodra e pabindur ndaj Covid 19 shënon raste te reja me Covid-19 duke e renditur të parin qytet në hartën e të prekurve me koronavirus në vendin tone. 11 raste të reja në Shkodër, ndër të cilët dy punonjëse fasonerie dhe një vatër e re në Kryebushat. Ardian Dajti drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, në një lidhje skype në emisionin 'Repoltix', në Report Tv u shpreh se deri tani janë kryer 109 testime, ku në dijeninë e tij janë 5 infermierë të infektuar, të cilët bashkë me kolegët e tjerë që kanë rezultuar negativ janë në vetkarantinim.