LIVE- Normalitet në Kuvend! Rithemelimi i bashkohet mbledhjes së ‘Ligjeve’! Sula: Marrëveshja në Tiranë, tymi plasi në Sazan! Mungon Alibeaj

18 Mars, 11:43

Pas 5 muajsh kaos, për herë të parë po zhvillohen në normalitet mbledhjet e komisioneve parlamentare. Pas dakordësisë me mazhorancën, deputetët e Rithemelimit janë paraqitur fizikisht në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Ndërkohë, në mbledhje mungon deputeti i PD, Enkleejd Alibeaj. PD i ka cilësuar si pazare negociatat PS-Rithemelimi, që sipas tyre kanë qëllim vetëm interesat e Sali Berishës dhe Edi Ramës.