Kuvendi flet për hallet e popullit! Hajdari-Gjoni: Rama-Basha flirt, por ne do fundosim pazarin e 2008

30 Shtator 2019, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2019-09-30 21:55:55

TIRANE-Me ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët. Dhe pikërisht seanca e pasdites së sotme ishte përcaktuar si e tillë, por që nuk arriti që të mbante dot larg temat e nxehta të aktualitetit politik. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ritheksuan edhe njëherë se do të vijojnë që të luftojnë deri në fund për ndryshimin e sistemit të ri zgjedhor.

Ndërkohë që shumica u ndal te dëmet që shkaktoi tërmeti dhe masat e ndërmarra nga qeveria. Ministrja Olta Xhaçka tha se lajmi i mirë është që për rikuperimin dhe rindërtimin e çdo banese të prekur është çelur tashmë një fond i posaçëm.

"Vendi u godit nga një tërmet që tronditi jo pak qytetarët në Tiranë dhe në Durrës. 154 persona të lënduar me dëmtime të lehta, por qindra banesa. Tre pallate u bënë të pabanueshme. Jam shumë krenare që reagimi i shtetit ishte i një reagimi tjetër, ndryshe nga e shkuara. Shteti ka qenë në këmbë. Dua të garantoj gjithë familjet e prekura që fondet dhe asistencat do ua dërgojmë për rehabilitimin e situatës.