Liverpool 'hakmerret' pas 38 vitesh ndaj Flamengo-s, goli i Firminho-s e shpall kampion bote për klube

21 Dhjetor 2019, 21:27 | Përditesimi i fundit: 2019-12-21 21:29:35

Liverpool është kampionia e botës për klube për vitin 2019. ‘The Reds’ në finale e zhvilluar në stadiumin Internacional të Khalifa-s, në Doha të Katarit, kanë mposhtur me rezultatin 1-0 brazilianët e Flamengos.

90 minutat e takimit pavarësisht rasteve të dy ekipeve, kryesisht të Liverpool-it, u mbyll me rezultatin 0-0. Për t’u veçuar një penallti e minutës së 92 për britanikët që më pas u anulua me VAR. Në shtesë, dhe konkretisht në minutën e 99 do të vinte edhe goli që vulosi këtë finale. Një kundërsulm i Liverpool-it kapi të papërgatitur Flamengo-n që u ndëshkua për ironi të fatit nga një brazilian, Firminho.

Kjo ishte edhe një hakmarrje për Liverpool-in që në vitin 81 u mposht në finale nga Flamengo me rezultatin 3-0. Në atë kohë quhej kupa Internacionale. Ndërkohë për skuadrën e Kloop kjo është hera e parë që fiton këtë titull me emrin Kupa e Botës për klube.

Ndërkaq përballja për vendin e tretë dhe të katërt, ose e njohur ndryshe si finalja e vogël mes Monterrey dhe Al-Hilal u zgjidh me panallti pasi 90 minutat e mbyllën me shifrat 2-2. Nga 11 metrat më e saktë u tregua skuadra meksikane që mposhti 4-3 skuadrën nga Arabia Saudite.