Liverpool, Lazio dhe Inter rikthehen te fitoret! Dortmund s’e diskuton Schalke-n në derbi

25 Tetor 2020, 12:10

Liverpool, kampionia në fuqi e Premier League, është rikthyer te fitoret pas 3 ndeshjesh në kampionat dhe këtë e ka bërë në mënyrën më pak të thjeshtë. ‘The Reds’ ia dolën të marrin tre pikët kundër Shefiled United, falë një përmbysje me shifrat 2-1. Miqtë realizuan në minutën e 13, ndërsa të besuarit e Kloop kthyen gjithçka në favor falë golave të realizuar nga Firminho dhe Jota.

Më herët ndeshja më e rëndësishme e javës së 6 të Premier League mes Manchester United dhe Chelsea u mbyll 0-0.

Në Itali edhe Lazio më në fund ka marrë tre pikët pas katër ndeshjesh, pasi në Olimpico ka fituar 2-1 kundër Bologna-s. Për ekipin kryeqytetas realizuan Alberto dhe Imobile në pjesën e dytë, ndërsa për miqtë shkurtoi diferencat në minutat shtesë De Silvestri.

Më herët edhe Interi i Antonio Conte-s ia doli të merrte një rezultat pozitiv kundër Genoa-s një javë pas humbjes me Milanin. Zikaltërit fituan pastër 0-2 falë golave në pjesën e dytë të Lukaku-t dhe Dambrosio-s, të cilët gjithashtu kthyen atmosferën pozitive në skuadër.

Në Gjermani Dortund i është përgjigjur Bayern-it duke fituar derbin me Schalke-n 3-0. Për verdhezinjtë Hakinji zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas Haland dhe Hummels vulosën rezultatin përfundimtar. Ndërkohë në Spanjë Atletico Madrid është ngushëlluar pas humbjes turpëruese me Bayern-in në Champions League duke fituar 2-0 kundër  Betis. Golat për ‘El Colchoneros’ u realizuan nga Llorente dhe Suarez.