Llamallari: Do vijojmë me goditjen e grupeve kriminale, te ngjarja në Bllok policia reagoi menjëherë

6 Tetor 2018, 20:35

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Llamallari ka folur mbi ngjarjen e ish-Bllokut, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Në fjalën e tij, Llamallari u shpreh se hetimet janë pjesë e punës policore dhe se hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sa i përket punës së policisë, zëvëndësministri u shpreh se brenda 11 muajsh janë prekur 9 grupe kriminale por të tjera do të jenë në listë.

Brenda 11 muajsh një numër i madh operacionesh janë realizuar. Janë prekur 9 grupe kriminale. Të tjera grupe janë në listë. Do të ketë goditje të tjera.

Besfort Llamallari, zëvendësministri i Brendshëm

INTERVISTA E PLOTË:

Më datë 4-5 tetor u zhvillua Ministeriali. Është aktivitet shumë i rëndësishëm. U fol për çëshje të rëndësishmë të sigurisë, migracionit të paligjshëm, për drograt dhe terrorizmin. Ministeriali bëri bashkë ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë. U nënshkruan tre marrëveshjë, dy nga to ishin të parat në rajon. Do të vijën shumë përfitime, do të rriten kapacitetet.

Çfarë përfitimesh vijnë nga Frontex?

Kjo është hera e parë që BË nënshkruan me një vend joanëtar. Ekipet e Frontex do të vijnë në pikat e kufijve për të trajnuar mbi flukset migratore të rritura. Për BE ka rëndësi shumë të madhe për kufijtë e sigurt.

Emigracioni i paligjshëm, sa të rrezikuar jemi?

Ka qënë fenomen shqetësues. Kanë njohur rënie mbi 50%. Duam që ta ulim më tepër këtë fluks. Por kjo ka të bëjë edhe me mirëkuptimin e qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vlefshme edhe për vendet e tjera të rajonit.

Sa i përket krimit në Bllok, cilat janë të rejat?

Hetimet janë pjesë e punës policore. I takon atyre dhe policisë. Ne duam të marrin strategjitë e duhura. Ne kemi parë që brenda 11 muajsh një numër i madh operacionesh janë realizuar. Janë prekur 9 grupe kriminale. Të tjera grupe janë në listë. Do të ketë goditje të tjera. Do të vazhdojnë hetimet ndaj ngjarjes që ka ndodhur në tiranë.

Sa i përket ngjarjes në Bllok, policia është  përqëndruar në gjetjen e autorëve. Ngjarje të tilla janë të ndjeshme dhe jo të lehta. Por që të jemi të vërtetë ngjarje të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Në ngjarje të tilla reagimi i policisë ka qënë i menjëherëshëm dhe i befasishëm. Ka pasur më shumë siguri. Policia e Shtetit ndjek me shumë kujdes ngjarje të tilla.