Llamallari, Veliu dhe Kollçaku nga Shkodra:Të gjithë bizneset dhe qytetarët të zbatojnë masat

13 Prill 2020, 10:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 14:09:43

Prefekti i komanduar i Shkodrës Besdfort Llamallari ka zbritur në terren për të parë respektimin e masave për parandalimin e Covid-19  nga tregtarët dhe qytetarët. Gjatë inspektimit  në tregun e Zdrales në Shkodër Lllamallari ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshem I policisë Ardi Veliu dhe Shefi I Shtabit të FA. Bardhyl Kollçaku. Në një prononcim për mediat Llamallari ka kërkuar bashkëpunimin e qyetarëve për të respektuar sa më shumë masat.

"Përtej masave, sanksioneve që mund të vihen është shumë e nevojshme që çdo qytetar i Shkodrës të tregojë nivelin e lartë të qytetarisë duke respektuar masat, janë masa për t'u ruajtur dhe jo për të gjobitur qytetarët. Është përgjegjësia e qytetarëve të cilët duhet të garantojnë që masat të repektohen. Ju lutem respektoni këto masa, janë për jetën dhe shëndetin tuaj. Bashkëpunimi me institucionet dhe qytetarët që Shkodra të ketë një trend të ulët, të personave të prekur. Ajo që ne kërkojmë është të kemi bashkëpunimin e qytetarëve", u shpreh Prefekti i Shkodrës Besdfort Llamallari.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu masat e marra kanë qëllim parandalimin e përhapjes së covid-19 dhe jo ndëshkimin e qytetarëve.

Para një jave kam qenë në treg, konstatohen ndryshime pozitive dhe më bëjnë optimist dhe pse nuk është niveli i kërkuar në lidhje me respektimin e rregullave. Përfitoj nga rasti që t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës se kjo nuk është një tendencë për të ndëshkuar qytetarët e Shkodrës por një e mirë ku çdo qytetar duhet bërë pjesë dhe jo të kalojë në anën tjetër të mediales, ku policia duhet të marrë masa ndëshkuese. Nuk është apsak pozitive që çdo ditë në qytetin e Shkodrës falë edhe neglizhencës së qytetarëve identifikohen qytetarë që janë mbartës të këtij virusi. I bëjmë thirrje çdo qytetari që të bëhët pozitive në kontributin e tij individual për të shëruar dhe kuruar situatën ku ne jemi aktualisht, tha Veliu.