Lleshaj: Do të kontrollojmë minierat, po shfrytëzohen jashtë kritereve, pasoja për mjedisin

26 Qershor 2020, 14:33

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh sot nga Burreli se strukturat e shtetit do të fokusohen te minierat për shfrytëzimin që sipas tyre bëjnë jashtë kritereve. Ai tha se kjo pasuri kombëtare, pra minierat, nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë anti-ligjore dhe nuk mund ti shkaktojë pasojat në mjedis duke hedhur dherat apo gurët e papërdorshëm aty ku nuk lejohet.