Lleshaj: Janë ndëshkuar mbi 1 mijë qytetarë për thyerje të masave dhe urdhrave

25 Mars 2020, 17:34

"Që nga momenti i parë familjet në nevojë i janë nënshtruar një procesi të shpërndarje së ndihmave humanitare. Janë disa shifra inkurajuese që tregojnë volumin e punës deri mbrëmë në darkë janë ndihmuar mbi 40 mijë familje me paketa ushqimore, shpërndarje e medikamenteve apo shërbime të tjera për të moshuarit që ua çojën në banesat e tyre dhe i inkurajojmë të mos dalin nga shtëpitë.  Në rang kombëtar janë ndihmuar mbi 26 mije paketa ushqimore dhe mbi 5 mijë medikamente dhe 55 mijë shërbime të tjera sociale."