Lleshaj 'kërcënon' Maliqin: Uroj që historitë e tua të Rrëshenit të mos dalin, se s'do vije më këtu

15 Tetor 2020, 12:11

Ka vijuar përplasja mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqi, në Kuvend. Lleshaj i ka thënë Maliqit që uron të mos i dalin sheshit historitë e tij në Rrëshen përndryshe sipas tij nuk do dilte më në Kuvend. Sakaq e ka sfiduar të tregojë pse u largua nga policia.

"Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni. Se kuptoj pse kalove te Rrësheni sepse ti  e di më mirë. Uroj që historitë e rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike ashtu siç i di unë sepse përndryshe do ta frenojnë daljen këtu.

Bëni një veting që tu thoni shqiptarëve se jeni larguar nga policia e shtetit, cila ka qenë arsyeja. Shifrat dhe treguesit objektiv janë ata që na bëjnë realë dhe të besueshëm. Shifrat  sfidoi me shifra dhe jo me hartime", tha Lleshaj.