Lleshaj me homologun çek: Ja si do të goditet krimi në Shkodër

8 Prill 2019, 13:51 | Përditesimi i fundit: 2019-04-08 17:58:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, thotë se po bashkëpunohet mes institucioneve të ndryshme për t'i dhënë goditje nga të gjithë anët, strukturave të krimit që vijojnë të jenë ende aktive në qytetin e Shkodrës, të prekur së fundi nga një numër i lartë vrasjesh.

"Situata e sigurisë në vend është në parametra të mirë, nëse i referohemi shifrave. Në të njëjtën kohë jemi të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivel maksimal

Në Shkodër po merren masa të forta nga policia, por jo vetëm. Po punojmë fort në Shkodër, Policia, SHISH, Doganat, Tatimet, Hipotekat, po bëhet një qasje shumë e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit, të marrim goditje nga të gjitha krahët, të marrë fund një herë e mirë në Elbasan, Sjkodër, Vlorë etj,", tha Lleshaj në përgjigje t ëinteresit të gazetarëve gjatë konferencës për mediat me homologun çek.

Lleshaj tha se struktura "Forca e Ligjit" do të zhvillohet në mënyrë simultane edhe në ato qarqe ku problematika është më e madhe.