Lleshaj ndjen tërmetin LIVE: Janë mbi 2000 efektivë policie në gatishmëri

22 Shtator 2019, 08:16

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se janë vënë rreth 2000 efektivë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Lleshaj tha se është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. 

“Edhe strukturat e Policisë  janë angazhuar që në momentin e parë të tërmetit. Të gjitha strukturat janë ngritur dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Të gjitha prefekturat janë në gatishmëri dhe më aktive janë Durrësi dhe Tirana. Aktualisht janë të angazhuar 2200 forca policie dhe ka pasur 1261 telefonata që kanë qenë  për situatën. Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Vlerësohet se dëmtimet janë të vogla që nuk justifikojnë një gjendje paniku. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dipsozicion. Janë rreth 2000 efektivë në terren", u shpreh Lleshaj.

Por gjatë fjalës së tij është ndjerë një tjetër lëkundje tërmeti në vend. "Se po më dridhet dhe zëri nga lëkundjet”, tha Lleshaj