Lleshaj: Në 2019 në Itali u kapën vetëm 1448 kg kanabis, këtu çmimi në maksimum

3 Shkurt 2020, 11:15

Deputeti opozitar Artur Roshi akuzoi se nuk ka një plan masash nga Policia e Shtetit për aksionet anti-kanabis. "Nuk është anoncuar ende një plan masash për aksionet ndaj kanabisit. Kanabisi gjenden lehtësisht në gjimnazet e Tiranës, ku prindërit mendojnë se është vendi i dijes, apo pranë rajoneve të policisë. Përdoruesit e drogës janë shkaktarë aksidentesh. Policia nuk kryen kontrolle për dhënie makine në efektin e lëndëve narkotike" tha ai.

Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mohoi akuza duke dhënë edhe shifra, bazuar te autoritetet italiane, por edhe ato shqiptare që sipas tij tregojnë se kultivimi është minimum historik. "Në 2019 kemi minimum historik të kultivimit të kanabisit. Përgjithësisht kanabisi është prodhuar për trafikim dhe 'klienti' kryesor në qenë Italia. Nga burime italiane në 2019 janë trafikuar, janë kapur 1448 kg kanabis, nga 6586 një vit më parë, apo mijëra e mijëra në historinë tonë. Kjo sipas italianëve. Në tregun e brendshëm sipas të dhënave të policisë, çmimi i shitjes së kanabisit, në tregon e zi, është maksimumi historik prej rreth 800 euro për kg" tha ai.   

    No videos found.