Lleshaj në Shkodër: Nuk po gjejmë denoncuesin e videos intime, polici është arrestuar

12 Shkurt 2019, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2019-02-12 16:14:36

Një ditë pas publikimit të skandalit, ku inspektori i policisë në Gruemirë ngacmonte një 15-vjeçare me video seksuale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj zhvilluan një mbledhje me Këshillin Bashkiak.

Pas takimit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani. "Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt' deklaroi ai për mediat.

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët, pas denoncimit të nënës së 15-vjeçares se efektivi i ka ngacmuar seksualisht të bijën. Report Tv zbuloi rrugëtimin e tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës