Lleshaj nga Malësia e Madhe: Shqipëria i ka bërë detyrat e caktuara nga BE, Holanda do të reflektojë

11 Tetor 2019, 17:22

Ministri i Brendshëm teksa mori pjesë në përurimin e ambienteve të reja të ZSHQ në Komisariatin e Malësisë së Madhe ka folur edhe rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas ministrit Lleshaj Shqipëria i ka bërë të gjitha ata që i janë kërkuar nga Bashkimi Europian dhe kësisoj meriton hapjen e negociatave. Ndër të tjera Lleshaj ka folur edhe rreth skepticizmit të Holandës dhe Francës, ku ka thënë se është i bindur se ata do të ndryshojnë mendje pozitivisht për Shqipërinë. Sipas Lleshaj një ndër shqetësimet e Holandëz është krimi që vjen nga shqiptarët që janë atje por Lleshaj thekson se në krahasim me organizatat e tjera kriminale në Holandë, shqiptarët janë të papërfillshëm.

"Kam patur mundësinë si ditë intensive me vizitat në Gjermani. Procesi është në rrugë të mbarë. Shumica është pro në mbështetje të progresit të Shqipërisë Skepticizëm nga Holanda Franca, qe ne përpiqemi ta kuptojmë. Por Shqipëria i ka bërë ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Ne nuk mund ta ndërrojmë veten tonë për është bërë gjithçka që na është kërkuar nga BE. Ne Holanda  ka një nivel kriminalitet nga shqiptarët por niveli është shumë herë më i ulët se qytetarët e tjerë edhe anëtar të BE. Shqiptarët nuk përfaqësojnë gogol për Holandën. Kete e dine edhe vetë holandezët.  Besoj se nga Holanda do të reflektohet." ka thënë Sandër Lleshaj.

Ndër të tjera Lleshaj ka folur edhe rreth sigurisë në Shkodër duke thënë se po punohet fort që  Shkodra të rikthehet në nomralitet dhe jo të komandohet nga njerëz me 'probleme mendore'.

"Vlerësoj se komuniteti i Malësisë së Madhe ka kontribuar që policia të ketë pamjen që duhet të ketë.  ne duhet të kemi raport tjetër me policinë që të ket një marrëdhënie të mirë me qytetarët. Do kemi mundësinë të shohim në Shkodër një investim shumë të madh. Me Shkodren kam raport te veçante edhe per shkak të detyrës e kam ndjekur shumë vëmendje. Në pjesën kriminale Shkodra ka një të shkuar jo të mirë. Me ndryshimet e reja të ligjit ka një theks të shtuar për sigurinë në qytet. Ajo që duam është që Shkodra të jetë në krye të Shqipërisë, të rrezatojë. Është e pafalshme që të ketë probleme me sigurinë. Nuk shkon bashkë kultura e Shkodrës dhe mungesën e sigurisë. Nuk e lejojmë që Shkodra të merret peng nga 2 3 apo 15 njerëz që u ka ikur mendja. " ka deklaruar ndër të tjera Lleshaj.

    No videos found.