TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pasardhësi i tij, Edi Rama i ndaloi fishekzjarrët nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre ndaj tij.
“E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare,”-shkruan Berisha.Më anë të një statusi në Twitter, Lleshaj sqaron ish-kryeministrin se ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore.
“Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë,”- shkruan Lleshaj.