Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndoqi nga afër ditën e parë të testimeve të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme.
Lleshaj tha se akademia po zbaton standarde rigoroze me përzgjedhjen, transparente, të qarta për çdo kandidat.
Kjo është faza e dytë e testimeve, pas testit teorik ku studentët u renditën sipas pikëve të marra, në bazë të kuotave mbi bazë qarku.
Gjatë fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se vetëm përmes përmirësimit të cilësisë së punonjësve mund të ngrihet policia në parametrat që meriton publiku.
"Kemi ardhur për të ndjekur sot testimin që kryhet në Akademinë e Sigurisë lidhur me pranimet e reja. Shihet me kënaqësi që ka një fluks të madh aplikantësh për vendet e hapura rishtazi në Akademinë e Sigurisë. Janë 2004 kandidatë, të cilët garojnë të fitojnë 400 vende të lira.
