Lleshaj: Policia ka arrestuar të riun që sulmoi me bojë Gjonin

16 Maj 2019, 16:41

"Një deputet që nuk është këtu (i referohet Ralf Gjonit) doja t'i thoja që policia ka sakrifikuar edhe për t'ju mbrojtur ju, nga partia që ju ka sjellë në Kuvend, që është absurd i madh, absurd historik. I kemi vënë policët përballë zjarrit, këtu për të mbrojtur ndonjë deputet i caktuar nga opozita që sot është jashtë parlamentit të mbërrijë shëndoshë e mirë në sallën e parlamentit. Është turp i madh historik. Sot, policia arriti të kapë një nga sulmuesit e njërit prej deputetëve që e sulmuan në mënyrën më të padenjë në rrugën për të ardhur për të bërë betimin me bojë, me një qasje të paparanushe për epokën e sotme", u shpreh Lleshaj.