Kryeministri Edi Rama është sonte i ftuar në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report Tv,përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt.
Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.
Edi Rama, kryeministër
Z.Rama, u ezaurua loja e shahut, ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën?
Së pari të sqarojmë çfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një proces që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm.
Meta kishte 14 pyetje...
Është një pyetje e ndarë në 14 nënpyetje.
Nikollë Lesi: Janë 14 pyetje, mos i fut 14 pyetje në një...
Ky është këndvështrimi im, është një pyetje e fragmentuar në 14 pyetje. Për mua çështja është e zgjidhur. Për sa na takon ne, statusi i Sandër Lleshajt është i zgjihdur, përderisa presidenti i ngre këto pyetje, ka shqetësim, ka shteg për interpretime të ndryshme. Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.
Keni thënë se arsyeja e përdorur nga presidenti është qesharake...
Unë thashë që është thënë s epresidenti çoi një SMS në një studio televizive, se ishte gati të vinte në Parlament, dhe thashë që uroj të mos jetë arsyeja që më tha mua.
Ju do na e thoni?
Jo, sepse jam etik për bisedat që bëj me të tretët dhe për të cilat nuk jam dakordësuar për t’i treguar. Sandër Lleshi nuk është ushtarak aktiv… së pari nuk kam shkelur asnjë Kushtetutë, sepse nuk kam patur si ta shkel, edhe sikur Sandër Lleshi të ishte sot general, unë mund ta propozoja dhe presidenti si personi që ka fuqinë e dekretimit dhe çdekretimit, do e çdekretonte. Së dyti, Sandër Lleshi nuk është general aktiv, para se të bënte deklaratën që e ka bërë para. Çështja është e tillë, ka një problem. Presidenti nuk tha asgjë të tillë, se nuk krijoi dot bindjen etj, etj. Këtu s’ka lidhje kryetari i Kuvendit, etj. Presidenti ka për detyrë të dekretojë një ministër në rast se ata plotësojnë të njëjtat kritere që plotëson një njeri që bëhet deputet. Presidenti ka bërë një letër ku ka shtruar pyetjet e tij, do të marrë përgjigje. S’kam folur në emër të ministres së Mbrojtjes. Presidenti më ka thirrur për dijeni. Kemi për detyrë të përgjigjemi kur na shkruajnë për dijeni. Në rast se gjykon se ka të bëjë me një general aktiv ka për detyrë ta çdekretojë.
E ka bërë qëllimisht, ku Meta shquhet për sporte fizike, jo për të tilla sporte. Mendoj se kryeministri nuk na e thotë arsyen e vërtetë. Ajo pyetja me 14 degëzime, unë kam kapur vetëm një element, si e ka emrin ministri, Lleshi apo Lleshaj? Për analogji, Meta kur u votua për President e kishte mbiemrin Metaj, tani dua të them, pyetjet dhe reagimet ishin kleçka për të na fshehur të vërtetën. A mundet të na sqaroni çfarë ndodhi në të vërtetë? Pse nuk krijoi bindje Meta? Ju aty e kishit Lleshin, pse nuk e vutë para Xhafajt? Do kursenit gjithë fjalët e opozitës?
Nuk hyj tek njerëzit që i heqin vetes luftëra, e kam thënë dhe herë tjetër. Meta deri të shtunën, ka qenë president i barazpeshuar, dhe i matur. Për hir të së vërtetës, pavarësisht nga ajo që thuhet, presidenti ka luajtur rolin e tij me korrektesë. Absolutisht, në bisedën me mua s’ka patur asnjë shije, as lagu pazari, asnjë arsye të ububushme. Arsyeja s’ka qenë fare arsye që mund të shqetësojë kombin, mua më është dukur “si ka mundësi”. Nëse do e tregoj, shkel etikën. Në krahasim me arsyen që ka dhënë tani është e parëndësishme. Pse s’foli, pse nuk bëri pyetje, këtë unë nuk e di. Jam përpjekur të kuptoj atë ditë arsyet, ajo që më tha s’mu duk arsye.
Është parimore apo...?
Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të patur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim.