Lleshaj: Reforma në Drejtësi impakt në Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore! Manastirliu: 75 gra marrin shërbime

30 Tetor 2019, 17:20

Një hap  i rëndësishëm, i cili do të ketë impakt të padiskutueshëm në përpjekjen kundër trafikimit është Reforma në Drejtësi. Pranohet tashmë që Reforma në Drejtësi është ajo reformë, e cila do të impaktojë jo vetëm këtë element, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Dhe ndërkohë ka filluar impakti i madh pozitiv që kjo reformë po sjell në të gjithë vendin, por specifikisht në temën për të cilën ne jemi mbledhur sot", kështu është shprehur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferencën e projektit rajonal ‘Parandalimi dhe Lufta Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore’, financuar nga Qeveria Gjermane.

Në këtë konferencë theksuar se Qeveria Shqiptare ka në fokus të veçantë për trajtimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore, si dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Në fjalën e tij Lleshja ka theksuar Shqipëria ka marrë masa për këtë fenomen, për të sensibilizuar shoqërinë dhe ky progres i bërë nga Shqipëria tashmë është një fakt, i cili  pranohet, edhe nga raportet ndërkombëtare, nga raportet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit apo  nga raporti i fundit i Progresit i Komisionit Europian.

Lleshaj është ndalur sërish tek Refomra në Drejtësi duke thënë se do të sjellë patjetër rezultate të dukshme, për arsye se do të bëjë që prokurorët dhe gjyqtarët e duhur të marrin dhe vendimet e duhura.

"Kjo është ajo, e cila na jep shumë optimizëm, shpresë, por dhe na motivon, motivon të gjitha institucionet për të thelluar dhe intensifikuar punën në këtë drejtim. Motivon veçanërisht Policinë, e cila tashmë sheh tek Prokuroria, tek Gjykata, përditë e më shumë një partner të besueshëm tek i cili nuk varrosen rastet e evidentuara nga Policia, por tek i cili rastet thellohen dhe çohen deri në fund dhe shoqërohen me drejtësi në fund të herës." ka thënë Lleshaj më pas.