Lleshaj s'ia përton Maliqit: Keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ty! Niveli i sigurisë më i mirë në dekada

15 Tetor 2020, 11:45

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ia ka përtuar deputetit Lefter Maliqi, ku me ironi u shpreh  se ndjen keqardhje që policisë i ka humbur një ekspert si ai. Ai shtoi se niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Duke cituar raporte ndërkombëtare ai tha 75% e qytetarët sot mendojnë se ndihen të sigurtë dhe se niveli i sigurisë në vend është më i mirë që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona.

"I nderuar zoti kryetar. Unë u përgatita me shkrim ndryshe nga zoti Maliqi që është kampion i ... Jam përgatitur për 20 minuta dhe koha qenka 10 do bëj shkurtim. Më vjen mirë që Maliqi u prezantua këtu. Në interpelancë kam marrë cështje dhe më duhet disa vjet ti trajtoj. Keqardhje që policisë së shtetit i ka humbur një ekspert si Maliqi.

Çështja e sigurisë në vend që ju i konsideroni të rënda. Shqipëria nuk përjeton një situtatë të rëndë krimi. Ka situatën më të mirë në historinë e saj. 126 të vrarë në një vit në 2012. 334  persona e kanë humbur jeten në 2012 kurse 247 në 2019. Me këto nuk dua të mohoj ngjarjet e rënda kriminale, por dua të ftoj atë që kanë sigurinë e vendit të mundohen cila është tendenca e kriminaliteti në Shqipëri. Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie.

Niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Shumë lëmshe të ngatërruara në vite të krimit po zbërthehen me ritëm inkurajues. Siguria përkufizohet edhe si munges ae frikës, qytetarët janë të sigurtë kur e ndiejnë veten të sigurtë dhe nuk kanë frikë. 75% e qytetarëve të Shqipërisë sot mendojnë se ndihen të siguritë, madje janë të sigurtë edhe kur udhëtojnë vetëm në fshatrat e Shqipërisë. Niveli i sigurisë në vend është më i mirë që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona", tha ministri.