Lleshaj zbulon rrogën në Komisionin e Sigurisë: Roja i ministrit në Kosovë merr pagë sa unë

21 Nëntor 2019, 16:19

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa diskutonte në Komisionin e Sigurisë për Buxhetin 2019, është shprehur se me buxhetin e parashikuar për ministrinë që ai drejton nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë.

Lleshja ka zbuluar edhe rrogën që merr në ministri duke e krahasuar atë me një rrogë të rojes së ministrit të Brendshëm në Kosovë.

"Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë.

Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i ministrit të brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 euro pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë." tha Meta.