Lleshaj: Zgjedhjet e 25prillit do jenë më të mirat në histori

14 Shtator 2020, 20:06 | Përditesimi i fundit: 2020-09-14 22:39:12

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar në Shkodër strukturën e policore “Shqiponja”. Njësia e posaçme do godasë krimin në të gjitha nivelet. Ministri garantoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë më të mirat në historinë e Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë prezantimit të njësinë “Shqiponja” në Shkodër, një strukturë e posaçme operacionale për goditjen e krimit në të gjitha nivelet, u shpreh se zgjedhjet 25 prillit do jenë më të mirat në historinë e Shqipërisë, duke garantuar një menaxhim korrekt nga policia.