Lleshaj: Zgjohuni! 4 qarqet me risk për kanabisin, i zbulojmë me helikopterët tanë!

2 Qershor 2020, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2020-06-02 17:18:37

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë diskutimit online me drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu, drejtorët e qarqeve dhe prefektët, u shpreh sot se 4 janë qarqet me risk në luftën anti-kanabis, ndërsa për të zbuluar rastet, tha se do të përdoret flota e helikopterëve që ka Shqipëria për të monitoruar nga ajri. Ministri u kërkoi institucioneve vendore që të zgjohen nga gjumi sepse përgjegjësia për territorin është e të gjithëve, jo vetëm e policisë.

"Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende  Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe.

Përgjegjësia është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë.

Vjet kemi pasur disa raste që janë proceduar për mos kryerje të detyrës apo përfshirë me elementët kriminalë. Edhe sivjet ka pasur, që nuk kanë bërë detyrën, deri në nivele të larta të policëve kanë shkelur kodin e etikës, nderit, kanë dëmtuar imazhin e policisë dhe janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Shtoni kërkesën e llogarisë. Vendin e kemi bashkë të gjithë, përgjegjësinë e kemi bashkë të gjithë dhe të gjithë të angazhohemi. Puna do të jetë pjesë e CV-së së secilit, zgjoni këdo nga gjumi. COVID-i konsiderohet si fazë tjetër, na duhet falja në terren e të gjithëve, punonjësve të bashkive, inspektorateve dhe të gjithëve".