Llogaraja zbardhet nga dëbora

24 Dhjetor 2019, 10:52

Vlora është 'pushtuara' nga moti i keq përgjatë dy ditëve të fundit. Ndërkohë në Llogara që nga dita e djeshme kanë vijuar reshjet e dëborës.

Edhe pse dëbora ka vijuar përgjatë natës, në këtë aks rrugor nuk janë krijuar probleme. Ndërkohë autoritet kanë hedhur kripë në rrugë për të parandaluar ngrirjen dhe krijimin e shtresave të akullit.

Në zonën e Llogaras ka shkuar edhe një borëpastruese që po pastron rrugën.