Gjatë llogaridhënies në Lezhë, kryeministri Edi Rama u përball me pyetjet e disa qytetarëve, të cilët nuk ngurruan edhe ta komplimentonin.
Kreu i qeverisë nuk ngurroi edhe të debatonte me disa burra, duke u kërkuar që t’i linin fjalën fillimisht grave.
Rama: Parimi im është se duhet parë një here kush ngre dorën. Radhën e kanë gjithnjë në fillim gratë. Nëse ka një grua apo një vfajzë që ka këkruar fjalën, e merr fjalën para teje, kështu që lëje mikfrofoinin.
Qytetari: Para 9 vjetësh jemi takuar bashkë, populli ka shumë halle.
Rama: Lëre popullin, flit ne emrin tënd.
Qyetetari: Për njeriun është Zoti në qiell dhe qeveria në tokë, që jeni ju Zoti i dytë. Për shumë probleme ju shfajësoj. Nuk ndjeva asnjëherë duke diksutu por fshatin, për buqjësinë, për pastrimin e kanaleve. Për qumështin që nuk e dimë ku e japim, e japim dhe nuk marrim lekë. Edhe shëndetësia nuk është falas. Mbase është për ju, për popullin, qytetarin është me lekë dhe lekë shumë, ndryshe vdes. Edhe për arsimin, për hesapin tim, shkollat e mesme nëpër fshatra nuk duhet të jenë gjimnaze. Shkolla e Gorresë është gjimnaz, dhe jo gjithnjë gjimnazistët shkojnë në shkollë të lartë. Pse të mos bëhen shkollat e fshtrave profesionale, sepse profesionistat janë në shtëpi dhe të paaaftët janë në punë. Je kryeministri i 9-të në jetën time, por pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.