Lobimi rus për PD-në/ Arben Ristani rrëfehet në Repolitix për rolin e tij dhe akuzën e prokurorisë

12 Nëntor 2019, 21:03 | Përditesimi i fundit: 2019-11-13 11:24:19

Prokuroria e Tiranës katër ditë më parë mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financierin Ilir Dervishi për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Për të folur më shumë mbi këtë histori mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Repolitix është i ftuar ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili do të rrëfehet përballë gazetarit Denis Minga.