Tiranë- Kuvendi mblidhet në seancën e tretë parlamentare pa opozitën. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij argumentoi edhe njëherë arsyet pse duhet rrëzuar dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit. Sipas tij rrëzimi i këtij dekreti duhet bërë për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrësit.
“Ligji i të ardhurave ka ulur tatim fitimin nga 15 % në 5% për shoqëritë e shërbimit bujqësor. Kjo është një politikë fiskale e rëndësishme në ndihmë të sektorit të bujqësisë. Ne kemi ulur taksën për një gamë të gjërë biznesesh nga 8 në 11 milion xhiro nga 15 në 5% dhe kemi rritur një taksë atë të Lotarisë Kombëtare. Një qytetar që më dëgjon mua thotë se si ka mundësi që Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj? Është kundër bujqësisisë? Është kundër biznesit? Jo. Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim. Ajo që ne bëjmë këtu është e thjeshtë, ne rrisim tatim fitimin e Lotarisë Kombëtare nga 10 në 15%. Pra unifikuam taksimin, si mund ta linim ne të taksohej me pak... i gjithë debatitjetër është qesharak”
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj sqaroi edhe njëherë të gjithë qytetarët se nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike dhe se bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.
“Ne nuk kemi dhënë asnjë licencë të re për lojëra fati. Në 2013 kanë qenë 40 kompani të tilla, lulëzonin dhe i jepnin shtetit vetëm 23,7 mld lekë, ndërsa pas 2013 kemi vetëm 20 kampani dhe paguajnë 5,4 mld lekë. Ju kujtoj që nga 1 janar 2019 kazinotë elektronike do largohen nga qëndrat e banuara. Nuk ka asnjë shans të shtyhet ky afat. I kërkoj kompanive të përgatisin largimin nga qyteti dhe zonat e banuara”
