Lojtarët e Kombëtares i dhurojnë bluzën kuqezi me numrin 9, Basha: Më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar

28 Mars 2021, 19:01

#reportTV #lajmeshqip #lajme Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë surprizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke i dhuruar bluzën kuqezi me numrin 9 ndërsa po luhet ndeshja Shqipëri-Angli. Bluza e firmosur nga lojtarët, stafi i Konbëtares dhe drejtuesit e FSHF, i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me ta, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë. Gjëja e parë që dua të them përpara ndeshjes është se lutemi për fitore dhe sido të jetë më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar", tha Basha. Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit.