Lokalet plot në Vlorë! Bien 'këshillat', nisin gjobat, në bare e restorante nuk respektohen rregullat anti-covid

11 Qershor 2020, 20:39

Masat kundër covid-19 duket se po harrohen edhe pse rastet e të prekurve po shtohen çdo ditë. Në Vlorë, Inspektorati Shëndetësor paralajmëroi gjoba dhe deri në mbyllje të subjekteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

Baret dhe kafenetë përgjatë Lungomares janë tejet të frekuentuara. Si në një ditë të zakonshme, qytetarët qëndrojnë të grupuar dhe pa masa mbrojtëse, si maska e doreza. Inspektorati Shëndetësor po ushtron kontrolle për zbatimin e masave, teksa në Vlorë u raportua një i prekur me covid-19