Lombardia falënderon vendet që iu gjetën pranë gjatë luftës, në mesin e tyre edhe Shqipëria

20 Prill 2020, 14:11

"Faleminderit vëllezër!" Me këto fjalë dhe me anë të një video rajoni i Lombardisë ka falenderuar të gjithë vendet që iu gjetën pranë në periudhën më të këqe të tij, gjatë përballimit të koronavirusit.

Lombardia ka qenë zona më e prekur në Europë nga COVID-19 dhe aktualisht është edhe rajoni me më shumë fatalitete për koronavirusin në kontinentin e vjetër. Në videon e shpërndarë ka vend padiksutim edhe për Shqipërinë, e cila dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermier.Në këtë periudhë Lombardia nuk u ndihmua vetëm me mjekë dhe infermier, por më të gjithë mjetet e nevojshme spitalore për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Në shtet që kontribuan sadopak përveç Shqipërisë ishin edhe Australia, Kina, Koreja e Jugut, Kuba, Izraeli, Novegjia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Amerika, Zvicra, Tunizia, dhe Ukraina.