Londër, hajdutët e konvertuesve katalitik

20 Maj 2019, 12:27

Dy hajdutë brazilian, në mes të ditës, pasi parkuan makinën e tyre në aksin e rrugës, u hodhën në aksion. Ata përdorën kriko për të ngritur njërin krah të një makine, për të zmontuar prej saj konvertuesin katalitik. Njëri prej brazilianëve u fut poshtë makinës dhe hoqi konvertuesin katalitik, dhe pastaj të dy u larguan me shpejtësi. Konvertuesin katalitik i përbërë nga shumë metale të çmuar si platinium  paladium, rodium, bakër, nikel, cerium, hekur dhe mangan, çmimet e të cilëve në tregun e zi kushtojnë disa qindra paund, duke i bërë kështu një objektiv fitimprurës.

Vjedhja e konvertuesve katalitikë nuk është një fenomen i ri në Londër. Që nga korriku i vitit 2018, policia londineze ka regjistruar 900 raste të vjedhjes së tyre për arsye përfitimi.